16. Kështu ka shpresë për të mjerin, por padrejtësia ia mbyll gojën atij.
17. Ja, lum njeriu që Perëndia dënon; prandaj ti mos e përbuz ndëshkimin e të Plotfuqishmit;
18. sepse ai e bën plagën, dhe pastaj e fashon, plagos, por duart e tij shërojnë.
19. Nga gjashtë fatkeqësi ai do të të çlirojë, po, në të shtatën e keqja nuk do të të prekë.
20. Në kohë zie do të të shpëtojë nga vdekja, në kohë lufte nga forca e shpatës.
21. Do t'i shpëtosh fshikullit të gjuhës, nuk do të trembesh kur të vijë shkatërrimi.
22. Do të qeshësh me shkatërrimin dhe me zinë, dhe nuk do të kesh frikë nga bishat e dheut;
23. sepse do të kesh një besëlidhje me gurët e dheut, dhe kafshët e fushave do të jenë në paqe me ty.