Jobi 37:1-6 Bibla Shqip (ALBB)

1. Prandaj zemra ime dridhet dhe brof jashtë vendit të saj.

2. Dëgjoni me vëmendje shungullimën e zërit të saj, gjëmimin që del nga goja e saj!

3. Ai lëshon vetëtimën e tij nën gjithë qiellin dhe deri në skajet e tokës.

4. Prapa tij një zë vrumbullon; ai gjëmon me zërin e tij madhështor; ai nuk i përmban kur dëgjohet zëri i tij.

5. Perëndia gjëmon në mënyrë të mrekullueshme me zërin e tij dhe bën gjëra të mëdha që nuk mund t'i kuptojmë.

6. I thotë në fakt borës: "Bjerë mbi tokë", ia thotë si shirave të lehta ashtu dhe shirave të rrebeshta.

Jobi 37