Jobi 33:5-15 Bibla Shqip (ALBB)

5. Në rast se mundesh, m'u përgjigj; përgatitu gjithashtu të mbrosh pozitat e tua.

6. Ja, unë jam i barabartë me ty përpara Perëndisë; edhe unë jam formuar nga argjila.

7. Ja, asnjë frikë nga unë nuk duhet të të lemerisë, dhe dora ime nuk do të rëndojë mbi ty.

8. Por ti u ke thënë veshëve të mi dhe dëgjova tingullin e fjalëve të tua, që thoshin:

9. "Unë jam i pastër, pa mëkat; jam i pafajshëm, nuk ka asnjë faj tek unë.

10. Por Perëndia gjen kundër meje shkaqe armiqësie dhe më konsideron armikun e tij;

11. i fut këmbët e mia në pranga dhe këqyr gjithë hapat e mia".

12. Mirë, pra, unë të them se këtu nuk ke të drejtë, sepse Perëndia është më i madh se njeriu.

13. Pse hahesh me të, kur ai nuk jep llogari për asnjë nga veprimet e tij?

14. Në fakt Perëndia flet në një mënyrë apo në një tjetër por njeriu nuk e vë re:

15. në një ëndërr, në një vegim të natës, kur një gjumë i rëndë i zë njerëzit, kur dremitin në shtretërit e tyre.

Jobi 33