17. Ata i thoshin Perëndisë: "Largohu nga ne! Çfarë mund të na bëjë i Plotfuqishmi?".
18. Megjithatë Perëndia ua kishte mbushur shtëpitë me të mira. Por unë u rri larg këshillave të të pabesëve.
19. Të drejtët e shohin këtë dhe gëzohen, dhe i pafajshmi tallet me ta;
20. po, me siguri, armiqtë tanë po shkatërrohen, dhe zjarri po përpin atë që mbetet.
21. Pajtohu, pra, me Perëndinë dhe do të kesh siguri; kështu do të kesh mirëqenie.
22. Prano udhëzime nga goja e tij dhe shtjeri fjalët e tij në zemrën tënde.
23. Në rast se kthehesh tek i Plotfuqishmi, do të rimëkëmbesh; në qoftë se largon paudhësinë nga çadrat e tua
24. dhe u hedh arin në pluhur dhe arin e Ofirit ndër gurët e përroit,
25. atëherë i Plotfuqishmi do të jetë ari yt, thesari yt prej argjendi.
26. Sepse atëherë do të gjesh kënaqësinë tënde tek i Plotfuqishmi dhe do të ngresh fytyrën në drejtim të Perëndisë.