Jeremia 9:5-9 Bibla Shqip (ALBB)

5. Secili mashtron fqinjin e tij dhe nuk thotë të vërtetën; e ushtron gjuhën e tij për të thënë gënjeshtra dhe mundohet për të bërë të keqen.

6. Banesa jote është në mes të mashtrimit dhe për shkak të mashtrimit nuk duan të më njohin", thotë Zoti.

7. Prandaj kështu thotë Zoti i ushtrive: "Ja, unë do t'i rafinoj dhe do t'i vë në provë. Çfarë tjetër, pra, mund të bëj për bijën e popullit tim?

8. Gjuha e tyre është një shigjetë vrasëse; ajo nuk thotë veçse gënjeshtra. Me gojën e vet secili i flet për paqe fqinjit të tij, por në zemër të vet, ai rri në pritë.

9. A nuk duhet vallë t'i dënoj për këto gjëra?", thotë Zoti. "A nuk duhet të hakmerrem me një komb të tillë?".

Jeremia 9