Jeremia 45:1-4 Bibla Shqip (ALBB)

1. Fjala që profeti Jeremia i drejtoi Barukut, birit të Neriahut, kur ky shkroi këto fjalë në një libër nën diktimin e Jeremias, në vitin e katërt të Jehojakimit, birit të Josias, mbreti i Judës, duke i thënë:

2. "Kështu të thotë ty Zoti, Perëndia i Izraelit, o Baruk:

3. Ti thuaj: "Mjerë unë, sepse Zoti i shton hidhërimin dhembjes sime; unë jam lodhur së rënkuari dhe nuk gjej prehje".

4. Kështu do t'i thuash atij: Kështu thotë Zoti: Ja unë do ta shemb atë që kam ndërtuar dhe do ta shkul atë që kam mbjellë, dhe këtë në tërë vendin.

Jeremia 45