Isaia 60:1-5 Bibla Shqip (ALBB)

1. "Çohu, shkëlqe, sepse drita jote ka ardhur, dhe lavdia e Zotit u ngrit mbi ty.

2. Sepse ja, terri mbulon tokën dhe një errësirë e dendur mbulon popujt; por mbi ty ngrihet Zoti dhe lavdia e tij duket mbi ty.

3. Kombet do të ecin në dritën tënde dhe mbretërit në shkëlqimin e daljes sate.

4. Ngriji sytë e tu rreth e qark dhe shiko; mblidhen të gjithë dhe vijnë te ti; bijtë e tu do të vijnë nga larg dhe bijat e tua do t'i sjellin në krahë.

5. Atëherë do të shikosh dhe do të jesh i kënaqur, zemra jote do të rrahë fort dhe do të hapet sepse bollëku i detit do të vijë te ti, pasuria e kombeve do të vije tek ti.

Isaia 60