Isaia 45:23-25 Bibla Shqip (ALBB)

23. Jam betuar në veten time, nga goja ime ka dalë një fjalë drejtësie dhe nuk do ta tërheq; çdo gju do të përkulet para meje dhe çdo gjuhë do të betohet për mua.

24. Do të thuhet për mua: "Vetëm tek Zoti kam drejtësi dhe forcë"". Tek ai do të vijnë tërë ata që ishin të ndezur me zemërim kundër tij dhe do të turpërohen.

25. Në Zotin do të shfajësohen dhe do të përlëvdohen gjithë pasardhësit e Izraelit.

Isaia 45