Isaia 43:4-8 Bibla Shqip (ALBB)

4. Sepse ti je i çmuar në sytë e mi dhe i nderuar, dhe unë të dua, unë jap njerëz për ty dhe popuj në këmbim të jetës sate.

5. Mos ki frikë, sepse unë jam me ty; do të t'i sjell pasardhësit e tu nga lindja dhe do të grumbulloj nga perëndimi.

6. Do t'i them veriut: "Ktheji", dhe jugut: "Mos i mbaj. Bëj që të vijnë bijtë e mi nga larg dhe bijat e mia nga skajet e tokës,

7. tërë ata që quhen me emrin tim, që kam krijuar për lavdinë time, që kam formuar dhe bërë gjithashtu".

8. Nxirr popullin e verbër që megjithatë ka sy, dhe të shurdhër që megjithatë kanë vesh.

Isaia 43