4. por do t'i gjykojë të varfrit me drejtësi dhe do të marrë vendime të drejta për njerëzit e përulur të vendit. Do ta godasë vendin me shufrën e gojës së tij dhe me frymën e buzëve të tij do ta bëjë të vdesë të pabesin.
5. Drejtësia do të jetë brezi i ijëve të tij dhe besnikëria brezi i anëve të tij.
6. Ujku do të banojë bashkë me qengjin dhe leopardi do të rrijë me kecin; viçi, luani i vogël dhe bagëtia e majmur do të rrinë bashkë dhe do të udhëhiqen nga një fëmijë.
7. Lopa do të kullosë bashkë me arushën, të vegjlit e tyre do të rrinë bashkë, dhe luani do të ushqehet me kashtë si kau.
8. Foshnja e gjirit do të lozë mbi vrimën e gjarprit dhe fëmija e zvjerdhur do të vërë dorën e tij në çerdhen e nepërkës.