1. Atë ditë Debora këndoi këtë kantik me Barakun, birin e Abinoamit, duke thënë:
2. "Me qenë se krerët kanë marrë komandën në Izrael, me qenë se populli është ofruar spontanisht, bekoni Zotin!
3. Dëgjoni, o mbretër! Vini veshë, o princa! Unë, pikërisht unë, do t'i këndoj Zotit, do të këndoj lavdinë e Zotit, Perëndisë së Izraelit.
4. O Zot, kur dole nga Seiri, kur po kapërceje fushat e Edomit, toka u drodh dhe pikoi nga qiejt; po, pikoi ujë nga retë.
5. Malet u shkrinë para Zotit, vetë Sinai u drodh para Zotit, Perëndisë të Izraelit.
6. Në kohën e Shamgarit, birit të Anathit, në kohën e Jaelës rrugët ishin të shkreta, dhe kalimtarët ndiqnin shtigje dredha-dredha.
7. Mungonin krerë në Izrael; po, mungonin, derisa nuk dola unë, Debora, si nënë në Izrael.