Gjyqtarët 13:1-7 Bibla Shqip (ALBB)

1. Bijtë e Izraelit filluan përsëri të bëjnë atë që është e keqe për sytë e Zotit, dhe Zoti i dha në duart e filistenjve për dyzet vjet.

2. Ishte një njeri nga Tsorahu, prej familjes së danitëve, që quhej Manoah; gruaja e tij ishte shterpë dhe nuk kishte fëmijë.

3. Engjëlli i Zotit iu shfaq kësaj gruaje dhe i tha: "Ja, ti je shterpë dhe nuk ke fëmijë, por ke për të mbetur me barrë dhe do të pjellësh një fëmijë.

4. Prandaj ruhu se pi verë o pije dehëse, dhe mos ha asnjë gjë të papastër.

5. Sepse ti do të mbetesh me barrë dhe do të pjellësh një djalë, mbi kokën e të cilit nuk do të kalojë brisku, sepse fëmija do të jetë një nazire kushtuar Perëndisë që në barkun e nënës së tij; ai do të fillojë ta çlirojë Izraelin nga duart e filistenjve".

6. Atëherë gruaja shkoi t'i thotë bashkëshortit të saj: "Një njeri i Perëndisë erdhi tek unë; pamja e tij ishte si ajo e Engjëllit të Perëndisë, me të vërtetë e frikshme. Unë nuk e pyeta se nga vinte, dhe ai nuk më tha emrin e tij;

7. por më tha: "Ja, ti do të mbetesh me barrë dhe do të pjellësh një djalë; prandaj tani mos pi verë as pije dehëse, dhe mos ha asgjë të papastër, sepse fëmija do të jetë një nazire i kushtuar Perëndisë që në barkun e nënës së tij deri në ditën e vdekjes së tij"".

Gjyqtarët 13