Gjyqtarët 10:3-9 Bibla Shqip (ALBB)

3. Mbas tij doli Jairi, galaaditi, që qe gjyqtar i Izraelit njëzet e dy vjet me radhë.

4. Ai kishte tridhjetë bij që u hipnin tridhjetë gomaricave dhe kishin tridhjetë qytete, që quhen edhe sot fshatrat e Jairit dhe ndodhen në vendin e Galaadit.

5. Pastaj Jairi vdiq dhe u varros në Kamon.

6. Pastaj bijtë e Izraelit filluan përsëri të bëjnë atë që është e keqe për sytë e Zotit dhe u shërbyen Baalit dhe Ashtarothit, perëndive të Sirisë, perëndive të Sidonit, perëndive të Moabit, perëndive

7. Kështu zemërimi i Zotit kundër Izraelit u ndez dhe ai i dorëzoi në duart e filistenjve dhe në duart e bijve të Amonit.

8. Atë vit ata u ranë më qafë dhe shtypën bijtë e Izraelit; gjatë tetëmbëdhjetë vjetëve me radhë ata shtypën tërë bijtë e Izraelit që ndodheshin matanë Jordanit, në vendin e amorenjve, në Galaad.

9. Pastaj bijtë e Amonit kaluan Jordanin për të luftuar edhe kundër Judës, kundër Beniaminit dhe kundër shtëpisë së Efraimit; dhe Izraeli u ndodh në një situatë shumë fatkeqe.

Gjyqtarët 10