46. Cili nga ju më bind për mëkat? Nëse flas të vërtetën, përse nuk më besoni?
47. Kush është prej Perëndisë, i dëgjon fjalët e Perëndisë; prandaj ju nuk dëgjoni, se nuk jeni prej Perëndisë''.
48. Atëherë judenjtë iu përgjigjën dhe i thanë: ''A nuk themi me të drejtë se ti je samaritan dhe se ke një demon?''.
49. Jezusi u përgjigj: ''Unë s'kam një demon, por nderoj Atin tim; ju përkundrazi më çnderoni.
50. Tani unë nuk kërkoj lavdinë time, ka kush e kërkon dhe gjykon.
51. Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se ai që zbaton fjalën time, nuk do ta shohë kurrë vdekjen, përjetë''.
52. Pra judenjtë i thanë: ''Tani njohim se ti ke një demon. Abrahami dhe profetët kanë vdekur, kurse ti thua: "Kur njëri zbaton fjalën time, nuk do ta shijojë kurrë vdekjen, përjetë".
53. Ti qenke më i madh se ati ynë Abraham, i cili ka vdekur? Edhe profetët kanë vdekur; kush pretendon se je?''.