Fjalët e Urta 3:5-14 Bibla Shqip (ALBB)

5. Ki besim tek Zoti me gjithë zemër dhe mos u mbështet në gjykimin tënd;

6. pranoje në të gjitha rrugët e tua, dhe ai do të drejtojë shtigjet e tua.

7. Mos e mbaj veten të ditur në sytë e tu, ki frikë nga Zoti dhe hiq dorë nga e keqja;

8. kjo do të jetë shërim për nervat e tua dhe freskim për kockat e tua.

9. Ndero Zotin me pasurinë tënde dhe me prodhimet e para të çdo të ardhure që ke;

10. hambarët e tu të grurit do të jenë plot e përplot dhe vozat e tua do të gufojnë me musht.

11. Biri im, mos e përçmo ndëshkimin e Zotit dhe mos urre qortimin e tij,

12. sepse Zoti qorton atë që do, si një baba djalin që atij i pëlqen.

13. Lum ai njeri që ka gjetur diturinë dhe njeriu që ka përftuar arsyen.

14. Sepse fitimi i tij është më i mirë se fitimi i argjendit dhe fryti i tij vlen më tepër se ari i kulluar.

Fjalët e Urta 3