Fjalët e Urta 16:20-26 Bibla Shqip (ALBB)

20. Kush i kushton kujdes Fjalës do të gjejë të mirën, dhe kush i beson Zotit është i lumtur.

21. I urti nga zemra do të quhet i matur, dhe ëmbëlsia e buzëve e shton diturinë.

22. Mendja është një burim jete për atë që e zotëron, por budallallëku është dënimi i budallenjve.

23. Zemra e të urtit e bën të mençur gojën e tij dhe e shton diturinë e buzëve të tij.

24. Fjalët e ëmbla janë si një huall mjalti, ëmbëlsi për shpirtin dhe ilaç për kockat.

25. Ka një rrugë që njeriut i duket e drejtë, por në fund ajo të nxjerr në udhët e vdekjes.

26. Personi që lodhet, lodhet për veten e tij, sepse goja e tij e nxit.

Fjalët e Urta 16