Fjalët e Urta 10:20-23 Bibla Shqip (ALBB)

20. Gjuha e të drejtit është argjend i zgjedhur, por zemra e të pabesëve vlen pak.

21. Buzët e të drejtit ushqejnë mjaft njerëz, por budallenjtë vdesin sepse nuk kanë mend.

22. Bekimi i Zotit pasuron dhe ai nuk shton asnjë vuajtje.

23. Kryerja e një kobi për budallanë është si një zbavitje; kështu është dituria për njeriun që ka mend.

Fjalët e Urta 10