5. Atëherë thashë: "Ah, Zot, Zot, ata thonë për mua: "A nuk flet ky me shëmbëlltyra?"
6. Fjala e Zotit m'u drejtua akoma, duke thënë:
7. "Bir njeriu, kthe fytyrën nga Jeruzalemi, fol hapur kundër vendeve të shenjta dhe profetizo kundër vendit të Izraelit;
8. dhe i thuaj vendit të Izraelit: Kështu thotë Zoti: Ja unë jam kundër teje, do të nxjerr shpatën time nga milli i saj dhe do të këpus nga ti të drejtët dhe të këqijtë.
9. Duke qenë se dua të këpus nga ty të drejtët dhe të këqijtë, shpata ime do të dalë nga milli i saj kundër çdo mishi nga jugu në veri.
10. Kështu çdo mish do të pranojë që unë, Zoti, kam nxjerrë shpatën nga milli i saj dhe nuk do të hyjë më në të.
11. Prandaj ti, bir njeriu, vajto me ijët e thyer dhe vajto me dhembje para syve të tyre.