Ezekieli 2:1-3 Bibla Shqip (ALBB)

1. Dhe më tha: "O bir njeriu, çohu më këmbë dhe unë do të të flas".

2. Ndërsa ai më fliste, Fryma hyri tek unë dhe më bëri të çohem më këmbë, dhe unë dëgjova atë që më fliste.

3. Ai më tha: "O bir njeriu, unë të dërgoj te bijtë e Izraelit, në mes të kombeve rebelë që janë rebeluar kundër meje; ata dhe etërit e tyre kanë ngritur krye kundër meje deri më këtë ditë.

Ezekieli 2