1. Pastaj erdhën tek unë disa pleq të Izraelit dhe u ulën para meje.
2. Atëherë fjala e Zotit m'u drejtua, duke thënë:
3. "Bir njeriu, këta njerëz kanë ngritur idhujt e tyre në zemrën e tyre dhe kanë vënë para tyre pengesën që i bën të bien në paudhësi. A do ta lë veten të konsultohem prej tyre?