11. Kështu ishin fytyrat e tyre. Krahët e tyre ishin shtrirë lart; secili kishte dy krahë që preknin njëra tjetrën dhe dy që mbulonin trupin e tyre.
12. Secili shkonte drejt përpara tij; shkonin atje ku fryma donte të shkonte dhe, duke shkuar, nuk silleshin.
13. Sa për pamjen e qenieve të gjalla, këto dukeshin si qymyre të ndezur, si pishtarë. Zjarri lëvizte në mes të qenieve të gjalla; zjarri ishte i ndritshëm dhe prej tij dilnin shkreptima.
14. Qeniet e gjalla vraponin përpara dhe prapa, dukeshin si një rrufe.
15. Ndërsa shikoja qeniet e gjalla, ja një rrotë për tokë pranë qenieve të gjalla me katër fytyrat e tyre.
16. Pamja e rrotave dhe punimi i tyre ishte si pamja e ngjyrës së krisolitit; që të katra i ngjisnin njëra-tjetrës. Pamja e tyre dhe punimi i tyre si ato të një rrote në mes të një rrote tjetër.
17. Kur lëviznin, shkonin në drejtim të njërit prej katër drejtimeve dhe, duke shkuar nuk silleshin prapa.