Esdra 1:9-11 Bibla Shqip (ALBB)

9. Ja numri i tyre: tridhjetë legenë prej ari, një mijë legenë prej argjendi, njëzet e nëntë thika,

10. tridhjetë kupa ari, katërqind e dhjetë kupa argjendi të dorës së dytë dhe një mijë veglat të tjera.

11. Tërë sendet prej ari dhe argjendi ishin pesë mijë e katërqind. Sheshbatsari i solli të gjitha, bashkë me të mërguarit që u kthyen nga Babilonia në Jeruzalem.

Esdra 1