9. Çdo pëlhurë kishte një gjatësi dhe një gjerësi prej katër kubitësh; të gjitha pëlhurat kishin të njëjtën masë.
10. Ai bashkoi pesë pëlhura, dhe bashkoi gjithashtu pesë pëlhurat e tjera.
11. Dhe bëri sythe ngjyrë vjollce mbi buzën e pëlhurës së jashtme të serisë së parë të pëlhurave; bëri të njëjtën gjë në buzën e pëlhurës së jashtme të serisë së dytë.
12. Ai bëri pesëdhjetë sythe mbi pëlhurën e parë dhe bëri gjithashtu pesëdhjetë sythe mbi buzën e pëlhurës së jashtme të serisë së dytë; sythet korrespondonin njëri me tjetrin.
13. Dhe bëri edhe pesëdhjetë kapëse ari dhe bashkoi pëlhurat njërën me tjetrën me anë të kapëseve; kështu tabernakulli përbënte një të tërë.
14. Ai bëri gjithashtu pëlhura me leshin e dhive, që të shërbenin si çadra mbi tabernakullin; ai bëri njëmbëdhjetë nga këto pëlhura.
15. Çdo pëlhurë kishte një gjatësi prej tridhjetë kubitësh, dhe një gjerësi prej katër kubitësh; të njëmbëdhjetë pëlhurat kishin të njëjtën masë.
16. Ai bashkoi pesë pëlhura nga njëra anë dhe gjashtë pëlhura nga ana tjetër.