12. arkën, shtizat e saj, pajtuesin dhe velin e mbulesës së arkës,
13. tryezën dhe shtizat e saj, tërë veglat e saj dhe bukën e paraqitjes;
14. shandanin për dritë dhe veglat e tij, llambat e tij dhe vajin për ndriçim të shandanit;
15. altarin e temjanit dhe shtizat e tij, vajin e vajosjes, temjanin aromatik dhe perden e hyrjes në tabernakull,
16. altarin e holokausteve me grilën e tij prej bronzi, shtizat dhe tërë veglat e tij, legenin dhe bazën e tij,
17. perdet e oborrit, shtyllat e tij dhe bazat e tyre, dhe perdja e hyrjes në oborr;
18. kunjat e tabernakullit, kunjat e oborrit dhe litarët e tyre;
19. rrobat e punuara hollë për të bërë shërbimin në vendin e shenjtë, rrobat e shenjta për priftin Aaron dhe rrobat e bijve të tij që të shërbejnë si priftërinj"".
20. Atëherë gjithë asambleja e bijve të Izraelit u largua nga prania e Moisiut.
21. Kështu tërë ata që ishin të shtyrë nga zemra e tyre dhe tërë ata që ishin të shtyrë nga fryma e tyre, erdhën për t'i sjellë ofertën e tyre Zotit për veprën e çadrës së mbledhjes, për të gjitha shërbimet e tij dhe për rrobat e shenjta.