Amosi 1:3-8 Bibla Shqip (ALBB)

3. Kështu flet Zoti: "Për tre krime të Damaskut, madje për katër, unë nuk do ta revokoj ndëshkimin e tij, sepse e kanë shirë Galaadin me shirëse prej hekuri.

4. Prandaj do të dërgoj zjarr në shtëpinë e Hazaelit, që do të gllabërojë pallatet e Ben-Hadadit.

5. Do të copëtoj edhe shufrat e Damaskut, do të shfaros banorin e Bikath-Avenit dhe atë që mban skeptrin e Beth-Edenit, dhe populli i Sirisë do të shkojë në robëri në Kir", thotë Zoti.

6. Kështu thotë Zoti: "Për tre krime të Gazës, madje për katër, unë nuk do ta revokoj ndëshkimin e saj, sepse kanë shpërngulur një popullatë të tërë për t'ia dorëzuar Edomit.

7. Prandaj do të dërgoj zjarr brenda mureve të Gazës, që do të gllabërojë pallatet e saj.

8. Do të shfaros banorin prej Ashdodit dhe atë që mban skeptrin prej Ashkelonit; do ta kthej dorën time kundër Ekronit, dhe kusuri i filistenjve do të vdesë", thotë Zoti, Zoti.

Amosi 1