3 Gjonit 1:4-10 Bibla Shqip (ALBB)

4. Nuk kam gëzim më të madh nga ky: të dëgjoj se bijtë e mi ecin në të vërtetën.

5. Shumë i dashur, ti vepron me besnikëri në të gjitha ato që bën për vëllezërit dhe të huajt.

6. Ata dëshmuan për dashurinë tënde përpara kishës; dhe ti të bësh mirë të kujdesesh për udhëtimin e tyre në mënyrë të denjë për Perëndinë,

7. sepse ata dolën për emrin e tij, pa marrë asgjë nga johebrenjtë.

8. Ne e kemi për detyrë, pra, t'i presim këta njerëz, që të jemi bashkëpunëtorë në çështjen e së vërtetës.

9. I shkrova kishës, por Diotrefi, që do të jetë i pari ndër ta, nuk na pret.

10. Prandaj, po të vij, do t'i kujtoj atij veprat që bën, duke folur fjalë të liga kundër nesh; dhe duke mos u mjaftuar me këto, ai vetë nuk i pret vëllezërit dhe i ndalon ata që duan t'i presin e i përjashton nga kisha.

3 Gjonit 1