8. (domethënë pasardhësit e tyre që kishin mbetur pas tyre në vend dhe që izraelitët nuk kishin mundur t'i shkatërronin) Salomoni i rekrutoi për punë të detyrueshme deri ditën e sotme.
9. Por nga bijtë e Izraelit Salomoni nuk përdori asnjë si shërbëtor për punimet e tij; këta ishin përkundrazi njerëzit e tij të luftës, krerët e udhëheqësve të tij dhe komandantët e qerreve dhe të kalorësisë së tij.
10. Shefat e nëpunësve të mbretit Salomon që kontrollonin popullin ishin dyqind e pesëdhjetë.
11. Por Salomoni bëri që vajza e Faraonit të ngjitej nga qyteti i Davidit në shtëpinë që kishte ndërtuar për të, sepse mendonte: "bashkëshortja ime nuk duhet të banojë në shtëpinë e Davidit, mbretit të Izraelit, sepse vendet ku ka hyrë arka e Zotit janë të shenjta".
12. Atëherë Salomoni i ofroi holokauste Zotit mbi altarin e Zotit, që ai kishte ndërtuar përpara portikut të tempullit;