2. Atëherë Salomoni mblodhi në Jeruzalem pleqtë e Izraelit dhe të gjithë krerët e fiseve, princat e familjeve atërore të bijve të Izraelit, për ta çuar lart arkën e besëlidhjes të Zotit nga qyteti i Davidit, domethënë nga Sioni.
3. Tërë burrat e Izraelit u mblodhën rreth mbretit për festën që binte në muajin e shtatë.
4. Kështu tërë pleqtë e Izraelit erdhën dhe levitët morën arkën.
5. Ata e çuan lart arkën, çadrën e mbledhjes dhe të gjitha përdorëset e shenjta që ndodheshin në çadër. Këto gjëra i mbartën priftërinjtë dhe levitët.