2 i Kronikave 33:8-13 Bibla Shqip (ALBB)

8. dhe nuk do të bëj që të endet më këmba e Izraelit larg vendit që u kam dhënë etërve të tyre, me kusht që të kujdesen të zbatojnë në praktikë gjithçka që kam urdhëruar, sipas tërë ligjit, statuteve dhe dekreteve të dhëna me anë të Moisiut".

9. Por Manasi iu shmang Judës dhe banorët e Jeruzalemit duke i shtyrë të vepronin më keq se kombet që Zoti kishte shkatërruar para bijve të Izraelit.

10. Zoti i foli Manasit dhe popullit të tij, por ata nuk ia vunë veshin.

11. Atëherë Zoti solli kundër tyre komandantët e ushtrisë së mbretit të Asirisë, që e zunë Manasin me çengela në hundë, e lidhën me zinxhirë prej bronzi dhe e çuan në Babiloni.

12. Kur u gjend në hall, iu lut shumë Zotit, Perëndisë së tij, dhe u përul thellë përpara Perëndisë të etërve të tij.

13. Pastaj iu fal dhe iu lut shumë dhe Perëndia e dëgjoi lutjen e tij dhe e çoi përsëri në Jeruzalem, në mbretërinë e tij. Atëherë Manasi njohu që Zoti është Perëndia.

2 i Kronikave 33