2 e Korintasve 6:8-12 Bibla Shqip (ALBB)

8. në lavdi dhe në çnderim, me emër të mirë dhe me emër të keq;

9. si gënjeshtarë, por të vërtetë; si të panjohur, por të njohur; si njerëz që vdesin, por ja, jetojmë; si të ndëshkuar, por jo të vrarë;

10. si të brengosur, por gjithmonë të gëzuar; si të varfër, por shumë veta i bëjmë të pasur; si njerëz që s'kanë kurrgjë, por kanë gjithçka.

11. Goja jonë u hap për ju, o Korintas, zemra jonë u bë e gjerë.

12. Ju nuk jeni ngushtë në ne, por ju jeni të ngushtë në zemrat tuaj.

2 e Korintasve 6