2 e Korintasve 10:1-2 Bibla Shqip (ALBB)

1. Personalisht unë, Pali, po ju këshilloj me anë të zemërbutësisë dhe të mirësisë së Krishtit; unë, që kur ndodhem vetë midis jush jam i përulur, ndërsa kur jam larg jush tregohem i guximshëm ndaj jush.

2. Ju lutem, që, kur të vij te ju, të mos jem i detyruar të veproj me guxim me atë siguri, me të cilin mendoj të guxoj kundër disave, që na konsiderojnë sikur ecim sipas mishit.

2 e Korintasve 10