11. Gruaja le të mësojë në heshtje dhe me çdo nënshtrim.
12. Nuk e lejoj gruan që të mësojë, as të përdori pushtet mbi burrin, por të rrijë në heshtje.
13. Në fakt së pari u formua Adami dhe më pas Eva.
14. Dhe nuk u gënjye Adami, por gruaja u gënjye dhe ra në shkelje.
15. Megjithatë ajo do të shpëtohet duke lindur fëmijë, në qoftë se do të qëndrojnë në besim, në dashuri dhe në shenjtërim me modesti.