15. Vështroni se mos dikush t'ia kthejë dikujt të keqen me të keqen; po kërkoni gjithmonë të mirën edhe te njëri-tjetri edhe te të gjithë.
16. Jini gjithmonë të gëzuar.
17. Lutuni pa pushim.
18. Për çdo gjë falënderoni sepse i tillë është vullneti i Perëndisë në Krishtin Jezus për ju.
19. Mos e shuani Frymën.
20. Mos i përbuzni profecitë.
21. Provoni të gjitha, mbani të mirën.
22. Hiqni dorë nga çdo dukje e ligë.
23. Dhe Perëndia i paqes ju shenjtëroftë ai vetë tërësisht; dhe gjithë fryma juaj, shpirt e trup, të ruhet pa të metë për ardhjen e Zotit tonë Jezu Krisht.