1 Thesalonikasve 2:12-16 Bibla Shqip (ALBB)

12. që të ecni denjësisht për Perëndinë, që ju thërret në mbretërinë dhe lavdinë e tij.

13. Prandaj edhe ne e falënderojmë pa pushim Perëndinë, se kur ju keni marrë nga ne fjalën e Perëndisë, e pritët atë jo si fjalë njerëzish, por, sikurse është me të vërtetë, si fjalë Perëndie, që vepron ndër ju që besoni.

14. Sepse ju, o vëllezër, u bëtë imituesit e kishave të Perëndisë që janë në Jude në Jezu Krishtin, sepse edhe ju keni vuajtur nga ana e bashkëkombësve tuaj të njëjtat gjëra, sikurse edhe ata kanë vuajtur nga judenjtë,

15. të cilët e vranë Zotin Jezus dhe profetët e tyre, dhe na përndoqën edhe ne. Ata nuk i pëlqen Perëndia, dhe janë armiq me të gjithë njerëzit,

16. duke na penguar që t'u flasim johebrenjve që ata të shpëtohen, për ta mbushur vazhdimisht masën e mëkateve të tyre; por zemërimi arriti mbi ta më në fund.

1 Thesalonikasve 2