1 Thesalonikasve 2:1-4 Bibla Shqip (ALBB)

1. Sepse ju vetë, vëllezër, e dini se ardhja jonë ndër ju nuk qe e kotë.

2. Por, mbasi hoqëm më parë dhe mbasi na shanë në Filipi, sikurse e dini, ne morëm guxim në Perëndinë tonë të shpallim ndër ju ungjillin e Perëndisë midis kaq përpjekjesh.

3. Sepse nxitja jonë nuk vjen nga mashtrimi, as nga qëllime të pa ndershme, as nga dredhia;

4. por, duke qenë se u miratuam prej Perëndisë që të na besohet ungjilli, kështu ne flasim jo që t'u pëlqejmë njerëzve, por Perëndisë, që provon zemrat tona.

1 Thesalonikasve 2