1 i Samuelit 8:1-6 Bibla Shqip (ALBB)

1. Kur Samueli u plak emëroi bijtë e tij si gjyqtarë të Izraelit.

2. I parëlinduri i tij quhej Joel dhe i dyti Abiah; ata ushtronin funksionin e gjyqtarit në Beer-Sheba.

3. Por bijtë e tij nuk ndoqën shembullin e tij, u larguan nga rruga e drejtë duke siguruar fitime të palejueshme, pranuan dhurata dhe e prishnin drejtësinë.

4. Atëherë tërë pleqtë e Izraelit u mblodhën, erdhën te Samueli në Ramah,

5. dhe i thanë: "Ja, ti tani je plakur dhe bijtë e tu nuk ndjekin gjurmët e tua; prandaj cakto mbi ne një mbret që të na qeverisë ashtu siç ndodh në të gjitha kombet".

6. Por kjo nuk i pëlqeu Samuelit, sepse ata kishin thënë: "Na jep një mbret që të na qeverisë". Prandaj Samueli iu lut Zotit.

1 i Samuelit 8