3. Kur Davidi dhe njerëzit e tij arritën në qytet, ja, qyteti ishte shkatërruar nga zjarri, dhe gratë, bijtë dhe bijat e tyre i kishin marrë me vete si robër.
4. Atëherë Davidi dhe tërë ata që ishin me të ngritën zërin dhe qanë, derisa nuk patën forcë të qajnë.
5. Dy bashkëshortet e Davidit, jezreelitja Ahinoama dhe karmelitja Abigail, e cila kishte qenë bashkëshorte e Nabalit, figuronin gjithashtu midis robërve.
6. Davidi ishte shqetësuar shumë se njerëzit flisnin për ta vrarë atë me gurë, sepse të gjithë e kishin shpirtin të trishtuar për shkak të bijve dhe të bijave të tyre; por Davidi u forcua tek Zoti, Perëndia i tij.