1 i Samuelit 29:7-11 Bibla Shqip (ALBB)

7. Prandaj kthehu prapa dhe shko në paqe, mos bëj asgjë që nuk u pëlqen princave të filistenjve.

8. Davidi i tha Akishit: "Çfarë kam bërë dhe çfarë ke gjetur te shërbëtori yt prej ditës që erdha me ty e deri më sot, që të më pengojnë të luftoj kundër armiqve të mbretit, zotërisë tim?".

9. Akishi iu përgjigj Davidit, duke thënë: "E kupton që për sytë e mi ti je i këndshëm si një engjëll i Perëndisë; por princat e filistenjve kanë thënë: "Ai nuk duhet të marrë pjesë me ne në betejë!".

10. Prandaj çohu herët nesër në mëngjes bashkë me shërbëtorët e zotërisë tënd që kanë ardhur bashkë me ty; çohuni në mëngjes herët dhe nisuni në të gdhirë".

11. Kështu Davidi dhe njerëzit e tij u ngritën herët në mëngjes për t'u nisur dhe për t'u kthyer në vendin e filistenjve. Filistenjtë përkundrazi shkuan në Jezreel.

1 i Samuelit 29