1 i Samuelit 22:9-12 Bibla Shqip (ALBB)

9. U përgjigj atëherë idumeu Doeg, që rrinte në krye të shërbëtorëve të Saulit, dhe tha: "Unë e pashë birin e Isait kur erdhi në Nob tek Ahimeleku, bir i Ahitubit;

10. ky është këshilluar me Zotin lidhur me të, i dha ushqime dhe i dorëzoi shpatën e filisteut Goliath".

11. Atëherë mbreti dërgoi të thërrasin priftin Ahimelek, birin e Ahitubit, dhe tërë shtëpinë e atit të tij, priftërinjtë që ishin në Nob; dhe ata erdhën të gjithë te mbreti.

12. Sauli tha: "Tani dëgjo, o bir i Ahitubit!". Ai u përgjigj: Ja ku jam, o imzot".

1 i Samuelit 22