30. I parëlinduri i tij ishte Abdoni; pastaj i lindën Tsuri, Kishi, Baali dhe Nadabi,
31. Gedori, Ahio, Zekeri,
32. dhe Miklothi të cilit i lindi Shimeahu. Edhe këta banuan përballë vëllezërve të tyre në Jeruzalem bashkë me vëllezërit e tyre.
33. Nerit i lindi Kishi; Kishit i lindi Sauli, Saulit i lindi Jonathani, Malkishua, Abinadabi dhe Eshbaali.
34. I biri i Jonathanit ishte Merib-Baali. Merib-Baalit i lindi Mikahu.
35. Bijtë e Mikahut ishin Pitoni, Meleku, Taarea dhe Ashazi.