55. atyre iu dha Hebroni në vendin e Judës me tokat përreth për të kullotur;
56. por arat e qyteti dhe fshatrat e tij iu dhanë Kalebit, birit të Jefunehut.
57. Bijve të Aaronit iu dha Hebroni, një ndër qytetet e strehimit, Libnahu me tokat e tij për kullotë, Jatiri, Eshteoma me tokat e tij për kullotë,
58. Hileni me tokat e tij për kullotë, Debiri me tokat e tij për kullotë,
59. Ashani me tokat e tij për kullotë, Beth-Semeshu me tokat e tij për kullotë.
60. Nga fisi i Beniaminëve morën Gebën me tokat e tij për kullotë, Alemethin me tokat e tij për kullotë dhe Anathothin me tokat e tij për kullotë. Të gjitha qytetet që u ndanë midis familjeve të tyre ishin gjithsej trembëdhjetë.
61. Pjesës tjetër të bijve të Kehathit iu dhanë me short dhjetë qytete nga ana e familjes së fisit, që iu morën gjysmës së fisit, domethënë nga gjysma e fisit të Manasit.