1 i Kronikave 6:50-55 Bibla Shqip (ALBB)

50. Këta ishin bijtë e Aaronit: Eleazari, bir i të cilit ishte Finehasi, bir i të cilit ishte Abishua,

51. bir i të cilit ishte Buki, bir i të cilit ishte Uzi, bir i të cilit ishte Zerahiah,

52. bir i të cilit ishte Merajothi, bir i të cilit ishte Amariahu, bir i të cilit ishte Ahitubi,

53. bir i të cilit ishte Tsadoku, bir i të cilit ishte Ahimaatsi.

54. Këto ishin vendet e banesave të tyre, sipas ngulimeve të tyre në territoret e tyre, që iu dhanë me short bijve të Aaronit të familjes së kehathitëve;

55. atyre iu dha Hebroni në vendin e Judës me tokat përreth për të kullotur;

1 i Kronikave 6