1 i Kronikave 6:25-31 Bibla Shqip (ALBB)

25. Bijtë e Elkanahut ishin Amasai dhe Ahimothi,

26. bir i të cilit ishte Elkanah, bir i të cilit ishte Cofaj, biri i të cilit ishte Nahathi,

27. biri i të cilit ishte Eliab, bir i të cilit ishte Jerohami, bir i të cilit ishte Elkanahu.

28. Bijtë e Samuelit ishin Joeli, i parëlinduri, dhe Abia, i dyti.

29. Bijtë e Merarit ishin Mahli, bir i të cilit ishte Libni, bir i të cilit ishte Shimei, bir i të cilit ishte Uzahu,

30. bir i të cilit ishte Shimea, bir i të cilit ishte Haghiah, bir i të cilit ishte Asajahu.

31. Këta janë ata që Davidi caktoi për shërbimin e këngës në shtëpinë e Zotit, mbasi iu gjet një vend prehjeje arkës.

1 i Kronikave 6