1 i Kronikave 5:14-23 Bibla Shqip (ALBB)

14. Ata ishin bij të Abihailit, birit të Hurit, birit të Jaroahut, birit të Galaadit, birit të Mikaelit, birit të Jesishait, birit të Jahdos, birit të Buzit;

15. Ahi, bir i Abdielit, birit të Gunit, ishte i pari i shtëpisë së tyre prindërore.

16. Ata banonin në Galaad dhe në Bashan, në fshatrat e tij dhe në të gjitha tokat për kullotë të Sharonit deri atje ku shtriheshin.

17. Të gjitha këto toka u regjistruan në listat gjenealogjike të përpiluara në kohën e Jothamit, mbretit të Judës, dhe në kohën e Jeroboamit, mbretit të Izraelit.

18. Bijtë e Rubenit, gaditët dhe gjysma e fisit të Manasit kishin dyzet e katër mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë njerëz trima, njerëz që mbanin mburoja dhe shpata, përdornin harkun dhe ishin të stërvitur

19. Ata u shpallën luftë hagarenëve, jeturëve, nafishëve dhe nodabëve.

20. Ata u ndihmuan kundër tyre, sepse gjatë betejës i thirrën Perëndisë, që e dëgjoi lutjen e tyre, sepse ata kishin pasur besim tek ai; kështu hagarenët dhe tërë ata që ishin bashkë me ta u dorëzuan në duart e tyre.

21. Pastaj ata morën bagëtinë e tyre: pesëdhjetë mijë deve, dyqind e pesëdhjetë mijë dele, dy mijë gomarë dhe njëqind mijë njerëz.

22. Në të vërtetë shumë njerëz ranë të vrarë, sepse këtë luftë e kishte dashur Perëndia. Ata u vendosën pastaj në vendin e tyre derisa ranë në robëri.

23. Kështu bijtë e gjysmës së fisit të Manasit banuan në vend; ata u shtrinë nga Bashani deri në Baal-Hermon, në Senir dhe në malin Hermon.

1 i Kronikave 5