24. Mbas vdekjes së Hetsronit në Kaleb-Efrathah, Abiah, gruaja e Hetsronit i lindi Ashurin, atin e Tekoas.
25. Bijtë e Jerahmeelit, të parëlindurit të Hetsronit, ishin Rami, i parëlinduri, Bunahu, Oreni, Otsemi dhe Ahijahu.
26. Jerahmeeli pati një grua tjetër, që quhej Atarah, që u bë nëna e Onamit.
27. Bijtë e Ramit, të parëlindurit të Jerahmeelit, qenë Maatsi, Jamini dhe Ekeri.
28. Bijtë e Onamit ishin Shamai dhe Jada. Bijtë e Shamait ishin Nadabi dhe Abishuri.
29. Gruaja e Abishurit quhej Abihail dhe i lindi Ahbanin dhe Molidin.
30. Bijtë e Nadabit ishin Seledi dhe Apaimi. Seledi vdiq pa lënë fëmijë.
31. I biri i Apaimit ishte Ishi; i biri i Ishit ishte Sheshani; i biri i Sheshanit ishte Ahlai.
32. Bijtë e Jadait, vëllait të Shamait, ishin Jetheri dhe Jonathani. Jetheri vdiq pa lënë fëmijë.