1 i Kronikave 19:16-19 Bibla Shqip (ALBB)

16. Sirët, duke qenë se ishin mundur nga Izraeli, dërguan lajmëtarë dhe prunë sirët që ishin matanë lumit. Në krye të tyre ishte Shofaku, komandanti i ushtrisë të Hadarezerit.

17. Kur Davidi u njoftua për këtë gjë, mblodhi tërë Izraelin, kaloi Jordanin, marshoi kundër tyre dhe u vendos në rend beteje kundër tyre. Sapo Davidi u rreshtua në rend beteje kundër sirëve, këta e filluan menjëherë betejën.

18. Por sirët ua mbathën para Izraelit; dhe Davidi vrau shtatë mijë kalorës dhe dyzet mijë këmbësorë Sirë; vrau gjithashtu Shofakun, komandantin e ushtrisë.

19. Kur shërbëtorët e Hadarezerit panë se ishin mundur nga Izraeli, bënë paqe me Davidin dhe iu nënshtruan atij. Kështu sirët nuk deshën më t'u vinin në ndihmë bijve të Amonit.

1 i Kronikave 19