1 i Kronikave 18:1-5 Bibla Shqip (ALBB)

1. Mbas këtyre ngjarjeve, Davidi mundi filistenjtë dhe i poshtëroi, duke u hequr nga dora Gathin dhe fshatrat përreth tij.

2. Ai mundi gjithashtu moabitët; dhe moabitët u bënë nënshtetas dhe haraçpagues të Davidit.

3. Davidi mundi përveç tyre Hadarezerin, mbretin e Tsobahut, deri në Hamath, ndërsa ai shkonte për të vendosur sundimin e tij gjatë lumit Eufrat.

4. Davidi i mori një mijë qerre, i kapi shtatë mijë kalorës dhe njëzet mijë këmbësorë. Davidi preu gjithashtu kërcinjtë e tërë kuajve, por kurseu mjaft për njëqind qerre.

5. Kur sirët e Damaskut erdhën për të ndihmuar Hadarezerin, mbretin e Tsobahut, Davidi vrau njëzet e dy mijë Sirë.

1 i Kronikave 18