18. Me ta ishin vëllezërit e tyre të klasës së dytë: Zakaria, Beni, Jaazieli, Semiramothi, Jehieli, Uni, Eliabi, Benajahu, Maaseiahu, Matithiahu, Elifalehu, Miknejahu, Obed-Edomi dhe Jeeli, që ishin derëtarë.
19. Këngëtarët Heman, Asaf dhe Ethan përdornin cembale prej bronzi;
20. Zakaria, Azieli, Shemiramothi, Jehieli, Uni, Eliabi, Maaseiahu dhe Benajahu u binin harpave për zëra sopranoje;
21. Matithiahu, Elifalehu, Miknejahu, Obed-Edomi, Jeieli dhe Azaziahu u binin qesteve në oktavë për të udhëhequr këngën;
22. Kenaniahu, i pari i levitëve, ishte i ngarkuar me këngën; ai drejtonte këngën, sepse ishte kompetent në këtë fushë.
23. Berekiahu dhe Elkanahu ishin derëtarë pranë arkës.
24. Priftërinjtë Shebarniahu, Joshafati, Nethaneel, Amasai, Zakaria, Benajah dhe Elezieri u binin borive përpara arkës së Perëndisë, kurse Obed-Edomi dhe Jehijahu kryenin detyrën e derëtarit afër arkës.
25. Atëherë Davidi, pleqtë e Izraelit dhe komandantët e mijësheve vepruan me gëzim në transportimin e arkës së besëlidhjes të Zotit nga shtëpia e Obed-Edomit.
26. Kështu, sepse Perëndia i ndihmoi levitët që mbanin arkën e besëlidhjes të Zotit, u ofruan si flijime shtatë dema dhe shtatë desh.