23. Vrau edhe një egjiptas vigan, i lartë pesë kubitë, që kishte në dorë një shtizë të ngjashme me shulin e një endësi; por Benajahu i doli kundra me një bastun, i rrëmbeu me forcë nga duart egjiptasit shtizën dhe e vrau me shtizën e tij.
24. Këto gjëra bëri Benajahu, bir i Jehojadit, dhe u bë i famshëm midis tre trimave.
25. Ishte më i shquari i të tridhjetëve, por nuk arriti të barazohet me tre të parët. Davidi e vuri në krye të rojeve të tij personale.
26. Njerëz të tjerë të fortë dhe trima ishin: Asaheli, vëllai i Joabit, Elhanani, bir i Dodos, nga Betlemi,
27. Shamothi nga Harori, Heletsi nga Peloni,
28. Ira, bir i Ikeshit nga Tekoa, Abiezeri nga Anathothi,
29. Sibekai nga Husha, Ilai, nga Ahoa,
30. Maharai nga Netofa, Heledi, bir i Baanahut nga Netofa;
31. Ithai, bir i Ribait, i Gibeahut të bijve të Beniaminit, Benajahu nga Pirathoni,
32. Hurai nga Nahale-Gaashi, Abieli nga Arbathi,
33. Azmavethi nga Baharumi, Eliahba nga Shaalboni.
34. Bijtë e Hashemit nga Gizoni, Jonathani, bir i Shageut nga Harari,
35. Haiami, bir i Sakarit, nga Harari; Elifali, bir i Urit,
36. Heferi nga Mekrea, Ahijahu nga Paloni,
37. Hetsro nga Karmeli, Naarai, bir i Ezbait,
38. Joeli, vëllai i Nathanit, Mibhari, bir i Hagrit,
39. amoniti Tselek, Naharai nga Berothi (shqytar i Joabit, birit të Tserujahut),
40. Ira nga Jetheri, Garebi nge Jetheri,
41. Uria, hiteu, Zabadi, bir i Ahlait,