1 i Kronikave 11:23-35 Bibla Shqip (ALBB)

23. Vrau edhe një egjiptas vigan, i lartë pesë kubitë, që kishte në dorë një shtizë të ngjashme me shulin e një endësi; por Benajahu i doli kundra me një bastun, i rrëmbeu me forcë nga duart egjiptasit shtizën dhe e vrau me shtizën e tij.

24. Këto gjëra bëri Benajahu, bir i Jehojadit, dhe u bë i famshëm midis tre trimave.

25. Ishte më i shquari i të tridhjetëve, por nuk arriti të barazohet me tre të parët. Davidi e vuri në krye të rojeve të tij personale.

26. Njerëz të tjerë të fortë dhe trima ishin: Asaheli, vëllai i Joabit, Elhanani, bir i Dodos, nga Betlemi,

27. Shamothi nga Harori, Heletsi nga Peloni,

28. Ira, bir i Ikeshit nga Tekoa, Abiezeri nga Anathothi,

29. Sibekai nga Husha, Ilai, nga Ahoa,

30. Maharai nga Netofa, Heledi, bir i Baanahut nga Netofa;

31. Ithai, bir i Ribait, i Gibeahut të bijve të Beniaminit, Benajahu nga Pirathoni,

32. Hurai nga Nahale-Gaashi, Abieli nga Arbathi,

33. Azmavethi nga Baharumi, Eliahba nga Shaalboni.

34. Bijtë e Hashemit nga Gizoni, Jonathani, bir i Shageut nga Harari,

35. Haiami, bir i Sakarit, nga Harari; Elifali, bir i Urit,

1 i Kronikave 11